Home » Futboll » Pellegrini: Ne e merituam fitoren

Pellegrini: Ne e merituam fitoren

Manuel Pellegrini5Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se Barcelona nuk meritoi të shënojë fitore në derbin e ‘El Clasico-s’.

Përforcimi i verës i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, u fut si zëvendësues në pjesë të dytë për t’i dhënë edhe fitoren kampionit të fuqi të Spanjës. Por Pellegrini mendon se vendasit nuk e merituan fitoren. “Në fakt nuk jam i kënaqur. Kurrë nuk kënaqem kur humbas, por jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm. Ne kishim posedimin dhe e dinim se dëshironim të sulmojmë.

Ne kishim shumë shanse, por nuk ishim mjaft të durueshëm kur vinte puna t’i përfundojmë. E dimë se si i pëlqen Barcelonës të luajë. Ata dëshirojnë ta mbajnë topin, por nuk ishin në gjendje kundër Real Madridit që ishte më i mirë se ata në shumë aspekte të ndeshjes.

Mendoj se së paku merituam një barazim. Kishim më shumë shanse se ata, veçanërisht në pjesën e parë”, ka thënë mes tjerash Pellegrini.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni