Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Pele: Spanja, si Brazili i viteve ‘70

Pele: Spanja, si Brazili i viteve ‘70

peleLegjenda e futbollit brazilian, Pele, vazhdon komplimentet për Kombëtaren spanjolle. Në deklaratën e fundit, ai e ka krahasuar “Furinë e Kuqe” me “seleçaon” e famshme të viteve ‘70.

Me Kupën e Botës 2010 që po afrohet edhe më shumë, Pele ka shprehur mendimet e tij për “El Mundo Deportivo”. Duke folur rreth potencialit të Spanjës, ai tha: “Janë një skuadër me teknikë të jashtëzakonshme, por virtyti më i mirë i tyre është inteligjenca e mesfushorëve.

Spanja mund të krahasohet me Brazilin e 1970-ës, por me një ndryshim: ‘seleçao‘ kishte dy formacione që ishin njësoj të forta. Nuk jam i sigurt nëse spanjollët e kanë këtë luks”. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni