Home » Basketbolli i Kosovës » Peja mposhtet nga Craiova 60:67

Peja mposhtet nga Craiova 60:67

 Peja mposhtet nga Craiova 60:67 KB Peja është mposhtur nga skuadra rumune Craiova me rezultat 60:67 në ndeshjen e zhvilluar në Karagac, duke vështirësuar kështu gjasat për Final Four.

Skuadra mysafire nga fillimi e deri në fund ka qenë më e mirë, duke mos i dhënë asnjë shpresë skuadrës vendëse.

Se mysafirët ishin më të mirë e treguan që në çerekun e parë të cilin e përmbyllën me rezultat 10:20, ndërsa në pushim të pjesës së parë shkuan me epërsi prej 12 pikëve 21:33.

Në pjesën e dytë KB Peja filloi të luaj më mirë dhe në çerekun e fundit iu afrua deri në 3 pikë 56:59, por kjo ishte e gjitha, pasi mysafirët e thelluan epërsinë dhe në fund fituan me rezultat 60:67.

Tek pejanët gjatë kësaj ndeshje nuk funksionoi asgjë. Mbrojtja ishte shumë e dobët dhe transferimi më i ri i skuadrës Chris Smith dështoi në tërësi, pasi shënoi vetëm 1 pikë.

Edhe pas kësaj humbje KB Peja mbetet në vendin e parë, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni