Home » Basketbolli i Kosovës » Peja mposhtë Prishtinën

Peja mposhtë Prishtinën

Peja ka arritur ta mposhtë Prishtinën në kuadër të xhiros së 16-të të BKT Superligës në basketboll, me rezultat përfundimtar 77-72.

Në palestrën Karagaçi në Pejë ishin mbledhur rreth 3.000 mijë tifozë të Shqiponjave, të cilët dhuruan një atmosferë impozante gjatë tërë ndeshjes.

Prishtina e nisi më mirë takimin duke krijuar epërsi që në fillim. Me mbrojtje të mirë dhe duke e neutralizuar Dardan Berishën, nuk e lanë Pejën ta zhvillojë lojën e saj. Ky çerek përfundoi me rezultat 13:18, në të mirë të mysafirëve.

Edhe çerekun e dytë Prishtina e nisi mirë, por pastaj e humbi koncentrimin në sulm me shumë gjuajtje të pasakta, e këtë më së miri e shfrytëzoi Peja me kundërsulme të shpejta për të dalë në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje, 41:28.

Çereku i tretë i këtij takimi nisi me intensitet të lartë të të dyja palëve, Prishtina arriti të rikthehet në lojë dhe ta shkrijë sado pak epërsinë e pejanëve, 56: 49.

Gjatë çerekut të katërt Peja u konsolidua mirë dhe e kontrolloi ndeshjen duke mos lejuar ndonjë befasi të bardhekaltërve dhe kështu siguruan një fitore tejet të rëndësishme në luftën për titull.

Për Pejën u dallua Samir Shaptahoviqi me 20 pikë dhe Dardan Berisha me 18 sosh, ndërsa për Prishtinën u dalluan Snow me 20 pikë dhe Edmond Azemi me 18.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni