Home » Basketbolli i Kosovës » Peja mendon për më gjatë

Peja mendon për më gjatë

peja  basketboll“Kemi sjellë një basketbollist të krahut në radhët tona, por jemi në negociata edhe me disa basketbollistë të tjerë”, tha Riza Gjakova, sekretar i KB Peja.

Peja nuk heq dorë nga titulli i kampionit, por as nga trofeu i kupës së Republikës së Kosovës në basketboll. Zyrtarët e këtij klubit paralajmërojnë një Pejë më të fortë për stinorin pranveror dhe qysh tashmë kanë nisur negociatat me disa basketbollistë cilësorë vendorë.

“Kemi përforcuar radhët me basketbollistin vendas, Sabedin Ebibi, që vjen nga Kolegji Eurosport. Ebibi luan në pozitën e krahut dhe kemi pasur nevojë për shërbimet e tija. Është basketbollistë më përvojë dhe presim shumë prej tij në garat e stinorit pranveror në Technomarket Superligë”, ka thënë Riza Gjakova, sekretar i klubit të basketbollit Peja.

Gjakova paralajmëroi edhe përforcime të tjera me basketbollistë, por sipas tij të gjithë do të jenë vendorë. “Peja ka nevojë të përforcojë radhët edhe me një basketbollist fundorë dhe një në pozitën e qendrës. Këto janë pozita që ndihet një zbrazësi dhe patjetër kemi nevojë që të përforcohemi. Synimi ynë është të kemi sa shumë basketbollistë vendorë dhe njëherësh t’i kushtohet rëndësi e veçantë edhe punës më të rinjtë.

Klubi ynë 90 për qind përbëhet me basketbollistë vendorë, dhe tashmë objektivat janë të sjellim përforcime vetëm nga klubet e Kosovës”, tha Gjakova. Peja renditet në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit me 20 pikë të tubuara dhe me ambicie që ta ndjek kupën si dhe titullin e kampionit.

“Nuk qëndrojnë as klubet të tjera më cilësi më mirë sesa Peja. Kuptohet Sigal Prishtina ka basketbollistë më me përvojë, ndërsa klubi ynë ka më shumë basketbollistë të rinj dhe që i mungon përvoja. Mirëpo, në pranverë gjërat mund të ndryshojnë për të mirë dhe Peja të jetë njëra prej kandidatëve për titull. Synojmë që në garat e play-offit të kërkojmë edhe titullin e kampionit.

Peja gjithmonë i ka pasur ambiciet këto trofe dhe nuk ka hequr dorë asnjëherë sepse tradita e basketbollit është në qytetin e Pejës. E dimë se potenciali i tashmë i basketbollistëve është në moshë të re, por me punën përkushtuese që do të bëjmë do të përpiqem t’i arrijmë synimet tona”, tha Gjakova. Basketbollisti slloven, Pushiq, do të mbetët në radhët e pejanëve.

“Natyrisht se Pushiq është në planet afatgjate të klubit tonë dhe është i nevojshëm. Peja mendon për më gjatë dhe jo vetëm për periudha afatshkurtër. Kemi një program shumë produktiv, që të punohet me të rinjtë sa më profesionalisht dhe të aftësohen që brenda një periudhe dy vjeçare të jenë edhe bartës të lojës. Kjo politikë është e qëlluar dhe që garanton suksese në të ardhmen”, theksoi Gjakova.

Të gjithë basketbollistët që janë pjesë e klubit pejan nuk do të largohet asnjëri në afatin dimëror kalimtar. “Absolutisht të gjithë do të mbetën në klub. Nuk do të prekem asnjë basketbollistë sepse të gjithë na duhen. Më një fjalë, janë rritur apetitet në këtë klub për punë dhe iu premtoj në stinorin pranveror një Pejë më të fortë, më cilësore sesa në vjeshtë”, nënvizoi Gjakova. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni