Home » Eurobasket » Peja humbi nga bullgarët

Peja humbi nga bullgarët

Peja humbi nga bullgarëtSkuadra verdhezi është mposhtur para shikuesve të vet nga Rilski Sportisti (91:93) në takimin e fundit të pjesës së rregullt të ligës ballkanike, BIBL.

Skuadra e Pejës ka pësuar humbje para “shqiponjave” në palestrën e saj Karagaçi sfidën e basketbollit ballkanik nga ekipit bullgar, Rilski Sportist me rezultatin 91:93. Verdhezinjët vetëm në sekondat e fundit nuk kanë arritur të sigurojnë lojën shtesë, ndonëse takimin mund të thuhet se e kanë humbur në çrerekun e parë (19:27).

Në radhtë e pejanëve më i dalluari ka qenë Samir Shaptahoviq me plotë 33 pikë në takimin që është paralajmëruar të jetë i fundit për të në basketbollin kosovar, pasi që ka vendosur të shkojë në SHBA për të vazhduar jetën. Drilon Hajrizi dhe Jozo Brkiç u dalluan me 13 e 12 pikë. Në radhët e bullgarëve më të mirët ishin Simeon Iliev me 20 dhe Jordan Bozov me 15 pikë. Pas 8 takimeve, pejanët kanë 4 fitore e 4 humbje në grupin A të BIBL.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni