Home » Basketbolli i Kosovës » Peja fiton derbin, mposhti Trepçën

Peja fiton derbin, mposhti Trepçën

Skuadra e Pejës, ka dalë fituese në ballafaqim me Trepçën e Mitrovicës në ndeshjen kryesore të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët pas dy humbjeve të njëpasnjëshme kundër skuadrave që mbajnë kreun e tabelës, Sigal Prishtina dhe Bambi, duket se iu rikthye vetëbesimi. Ata një javë më parë mposhtën Kosovën e Vushtrrisë në udhëtim, ndërkaq tani triumfuan edhe ndaj skuadrës tjetër mëtuese për kreun e tabelës.

Pejanët presin që edhe në javën e ardhshme do ta kenë të lehtë, pasi do të përballen me skuadrën e Mitrovicës, e cila nuk ka shijuar fitore në këtë edicion. Pos këtij takimi edhe një ballafaqim tjetër është zhvilluar të enjten.

Në Mitrovicë, skuadra minoritare, Bambi e mundi Kosovën me rezultat 87:72. Bambi në xhiron e dhjetë që do të zhvillohet në këtë fundjavë do të jetë mysafir i Kolegjit Eurosport. Është ky ballafaqimi i parë i këtyre dy skuadrave, pasi takimi i javës së tretë që ishte e planifikuar të zhvillohej në Mitrovicë, ende ka mbetur pezull.

Në kuadër të kësaj jave, kampioni aktual, Sigal Prishtina, ka regjistruar rezultatin më të thellë në basketbollin e pasluftës, duke e mposhtur skuadrën debutuese, Mitrovica, me shifrat 160:51. Këto shifra kanë bërë që prishtinasit të thyejnë rekordin e koshdallimit në një ndeshje të elitës.

Takimi i fundit ndërmjet Bashkimit dhe Kolegjit Eurosporti do të zhvillohet më vonë, pasi palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren është e zënë nga aktivistët e partive politike, të cilët kanë zgjedhë këtë tempull sportiv për të pasqyruar programet e tyre.

Në javën e ardhshme, Bashkimi e pret Trepçën e Mitrovicës. Edhe pse në të kaluarën të portokalltit nuk kanë lëshuar lehtë pe ndaj “xehetarëve”, kësaj radhe pritet që Trepça të shënoi fitore dhe në këtë mënyrë të mbetët më afër tri skuadrave të para në tabelë.

Rezultatet

Sigal Prishtina – Mitrovica 160:51

Bambi – Kosova 87:72

Peja : Trepça 105:82

Bashkimi – Eurosporti është shtyer

Tabela

1. Sigal Prishtina 9 8 1 +343 17

2. Peja 9 7 2 +179 16

3. Bambi 8 7 1 +78 15

4. Trepça 9 5 4 +19 14

5. Kosova 9 2 7 -90 11

6. Kolegji EuroSport 7 3 4 -105 10

7. Bashkimi 8 2 6 -137 10

8. Mitrovica 9 0 9 -287 9

Në javën e dhjetë me 4 dhe 5 dhjetor takohen: Mitrovica – Peja, Trepça – Bashkimi, Eurosporti – Bambi dhe Kosova – Sigal Prishtina.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni