Home » Futboll » Paul Pogba do të largohet nga Juventusi vitin e ardhshëm

Paul Pogba do të largohet nga Juventusi vitin e ardhshëm

Paul Pogba do të largohet nga Juventusi vitin e ardhshëmMino Raiola, agjenti i mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, ka pranuar se klienti i tij mund të largohet nga klubi vitin e ardhshëm.

Mesfushor i21-vjeçar është duke u kërkuar që një kohë të gjatë nga shumë klube evropiane, dhe sipas Raiolas një largim i tij nga “Zonja e vjetër” ka gjasë të ndodhë gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.

“Normalisht se ai mund të largohet vitin e ardhshëm. Ai është një nga tetë lojtarët më të mirë në botë dhe top klubet evropiane e duan atë. Ai ka zgjatur kontratën me Juventusin dhe ndihet mirë aty. Ai po luan mirë. A do të largohet? Kjo i mbetet Juventusit, ne kemi rinovuar kontratën, jemi të lumtur, por kur të vijë momenti i duhur për t’u larguar ne do ta kapim atë”, ka thënë Raiola për Mediaset.

“Gjithmonë e dija çfarë talenti ka, por kur sillni një lojtar të ri të tillë në Itali, nuk është e lehtë që të ndikojë menjëherë”, ka shtuar ai.

Pogba iu bashkua Juves nga Manchester United në vitin 2012. /koha/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni