Home » Kampionati Italian » Pato: Leonardo është një person me mendje të qartë

Pato: Leonardo është një person me mendje të qartë

Alexandre Pato, është një nga futbollistët më të talentuar në botën e futbollit. Ai ka një teknik të përsosur dhe shumë herë depërton nga pozitat më të vështira.

Disa herë ka vendosur edhe fatin e ndeshjes në favor të skuadrës së tij, Milanit. Pato, sulmues i Milanit, ka thënë se ai njihet me trajnerin Leonardo që kur ka pasur 16 vjet. Pato ka lulëzuar nën drejtimin e Leonardos këtë kampionat dhe ndjen se ai mund të arrijë edhe më shumë nën drejtimin e tij.

“Leonardo është një person me mendje të qartë. Për të parën herë kur e kam takuar isha në aeroport, isha 16 vjeçar dhe isha duke udhëtuar në Japoni me ekipin U17. Ai erdhi dhe më pyeti se si isha dhe më dha këshilla të cilat ende i mbaj mend: mos u largo nga klubi, prit, është shumë herët të bësh hapin e madh”, tha Pato. Ky futbollist ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mirë në vjeshtë në fanellën e skuadrës së Milanit.

“Gjithmonë jam ndjerë si në shtëpi në Milan. Vërtet. Kur vendosa për të parën herë t’i bashkohem ekipit, pranova telefonata nga Emerson dhe Serginho, ata thanë, ‘Mirë se erdhe në familjen tënde të re”, tha Pato. Ai premton në pranverë të ketë lojëra edhe më të mirë dhe të shënojë sa më shumë gola në fanellën e skuadrës së Milanit. Përveç që synon ta fitojnë kampionatin italian, kërkon edhe Champions Leaguan./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni