Home » Kampionati Shqiptar » Partizani mund Tiranën në derbi

Partizani mund Tiranën në derbi

Partizani mund Tiranën në derbiDerbi i 140 i kryeqytetit i takon Partizanit. Përballja historike Partizani-Tirana e luajtur këtë te hënë u mbyll ne shifrat 2-0 për “te kuqtë” e kryeqytetit.

Ishte Nexhipi qe hapi siparin e golave me ane te nje goditje dënimi qe ne minutën e pare duke tundur rrjetën e bardhebluve.

Tirana ende pa marre veten nga goli i shpejte pësoi serish ne minutën e 12 ku Mazrekaj dyfishoi shifrat nga pika e bardhe e penalltisë. Minutat ne vijim sollën raste dhe emocione te shumta por pa mundur te ndryshoje rezultati.

Edhe pjesa e dyte ka mbajtur te mjetin ritëm ku djemtë e Shpëtim Duros arritën te ruajnë rezultatin e fiksuar qe minutat e para. Nje paraqitje e dobët e Tiranës ne një derbi qe mund te vendose edhe titullin kampion.

Me këtë fitore Partizani shkëputet me 3 pike ne vend te pare me 33 ne total i ndjekur nga Skënderbeu i vendit te 2 me 30. Tirana ndan vendin e 3-te me Kukësin me nga 29 pike.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni