Home » Futboll » Parisi, arsyeja e bashkimit të Ibrës me Balon?

Parisi, arsyeja e bashkimit të Ibrës me Balon?

parisi-arsyeja-e-bashkimit-t-euml-ibr-euml-s-me-balon_hdLuajtën një kohë të shkurtër së bashku, por ekziston mundësia që ata të jenë përsëri shokë skuadre. Fjala është për dy sulmuesit kundërthënës, Zlatan Ibrahimoviq dhe Mario Balotelli.

Sulmuesi italian i Liverpoolit, Mario Balotelli nuk po përshtatet assesi në Angli tek ‘The Reds’, tha largimi i tij nga ‘Anfield’, është më se i mundshëm, transmeton Telegrafi.

E zërat e fundit që vijnë nga ishulli, thonë se menaxheri i Super Marios, Mino Raiola është duke punuar që ta transferoj italianin e natyralizuar në kampionatin francez, përkatësisht tek kampionët e Paris Saint-Germain.

Do të ishte sensacion një bashkim mes Ibrës dhe Balos, pasi dy sulmuesit njihen si më kontroversit dhe natyrisht që do të bënin edhe një dyshe të frikshme të sulmit parisien.

Përveç PSG-së, Balotelli është duke u kërkuar edhe nga skuadrat italiane si Inter, Napoli e Sampdoria.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni