Home » Skijim » Paraqitja e Cuches në Val Garden në dyshim

Paraqitja e Cuches në Val Garden në dyshim

skijimiSpecialisti zviceran i disiplinave të shpejta Didier Cuche për shkak të një lëndimi ka gjasa që të mos mund të paraqitet në garën Super Slallom i Madh në fundjavën që vjen që është në program të zhvillohet në Val Garden të Italisë.

Në të vërtet Cuche ishte rrëzuar gjatë një stërvitje në Val d’Isere dhe paraqitja e tij në garën e radhës është në pikëpyetje që mund t’i kushtojë me pikë. Cuche gjatë rrëzimit kishte thyer brinjët, ndaj është vështirë të parashikohet nëse do të jetë në gjendje që në fundjavë të paraqitet në dy disiplina të shpejta, të cilat janë në program në Val Garden.

Pas dy garave në lëshim, Cuche kryeson renditjen në disiplinat e shpejta, ndërsa në renditjen e përgjithshme për Kupën Botërore gjendet në pozitën e tretë. Nëse nuk do të paraqitet në Val Garden rrezikon që të humbë këtë pozitë, por si duket ai do të rrezikojë.

Në Val d’Isere përkundër dhembjeve është paraqitur në Super-kombinim, mirëpo në Sllallom të Madh për shkak të dhembjeve nuk arriti të paraqitet. Vendimin nëse do të paraqitet apo jo në fundjavë do ta marrë para fillimit të garës edhe pse është i vetëdijshëm se gjasat janë të vogla për t’u paraqitur.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni