Home » Kampionati Italian » Pandev: Shkova në Inter për shkakë të Murinhos

Pandev: Shkova në Inter për shkakë të Murinhos

Milano, 7 janar – Sulmuesi maqedonas Goran Pandev ka deklaruar se ai në Inter ka kaluar vetëm hatri i trajnerit portugez Jose Mourinho.

Pandev është zyrtarizuar si transfer i ri i Interit më herët këtë javë. Ai kaloi si lojtari i lirë pasi shkëputi kontratën me Lazion. Pandev 26-vjeçar ka mohuar se në Inter ka kaluar vetëm për para.
“Jashtë Italisë do të merrja më shumë para, mirëpo dëshira ime ishte që të bashkëpunoj me Mourinhon, ta njoh atë më mirë. Unë dua të falenderoj Mourinhon që më ka inkuadruar kaq shpejt, anipse nuk luajta fare në pesë muajt e fundit”, ka thënë Pandev në një konferencë për media të mbajtur të enjten.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni