Home » Futboll » Palestra e re në Deçan me 1800 ulëse

Palestra e re në Deçan me 1800 ulëse

Valton-Beqiri_sthmbMinistri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit të Kosovës, Valton Beqiri, të mërkurën vuri gur themelin e Palestrës Sportive në Deçan.

Në këtë ceremoni rasti ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Musa Berisha. Realizimi i kësaj palestre sportive, e cila do t’i ketë 1800 ulëse, mbështetet financiarisht nga MKRS-ja.

Ministri Beqiri me rastin e vënies së gur-themelit tha se ky objekt do të kontribuojë në zhvillimin e sportit në këtë komune dhe se, si i tillë, do të jetë një hapësirë rekreative në shërbim të te rinjve të këtij qyteti.

“Përkundër buxhetit mjaft të limituar, MKRS do të angazhohet maksimalisht në realizimin e këtij projekti brenda afateve të përcaktuara”, tha Beqiri.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

1 Response to " Palestra e re në Deçan me 1800 ulëse "

  1. Milaim Qorraj says:

    I nderuari zot. Minister!
    ju deshiroj shendet dhe suksese te medha ju dhe mbare familjes suaj.Per projektin sportiv – historik ne komunen e Decanit, rinija e keti lokaliteti e ka ma se te nevojshme, Zoti je bekoft
    Jam prof. i kultures fizike dhe keni perkrahjen time cdo here
    Pershendetje

Komentoni