Home » Kampionati Italian » Palermo interesohet për Xhemajlit

Palermo interesohet për Xhemajlit

Krerët e Palermos kanë rishfaqur interesimin e tyre për shërbimet e mesfushorit të Parmës, Blerim Xhemajli, shkruan të martën uebfaqja “4-4-2”.

Xhemajli 23-vjeçar po luan me Parmën në formë huazimi, e cila posedon gjysmën e kartonit të tij – gjysmën tjetër e ka në pronësi Torino.
Në fakt, Palermo para fillimit të këtij edicioni ishte pranë transferimit të Xhemajlit, por gjërat ndryshuan kur krerët e Parmës në çastet e fundit blenë gjysmën e kartonit për katër milionë euro. Presidenti i Palermos Maurizio Zamparini, ka njoftuar se gjatë këtyre muajve do të punojë intensivisht për të siguruar Xhemajlin për edicionin e ardhshëm. Ai po shikon mundësinë që të blejë gjysmën e kartonit të Xhemajlit nga Torino që bën gara në Serie B.
“Sikur Xhemajli të vinte në Palermo para fillimit të këtij edicioni kur ishim në negociata, atëherë aktiviteti ynë i transferimeve do të ishte perfekt”, ka thënë Zamparini. “Tash më mbetet të punojë më shumë gjatë këtyre muajve dhe të gjejë një zgjidhje për Xhemajlin, që ende është dëshirë jona”.
Xhemajli këtë edicion ka regjistruar 14 paraqitje në Serie A dhe ka shënuar një gol.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni