Home » Futboll » Paçarada 90 minuta në fitoren e Gjermanisë U-16

Paçarada 90 minuta në fitoren e Gjermanisë U-16

pacarada_leartFutbollisti shqiptar, Leart Paçarada, luajti titullarë për Gjermaninë U-16 në miqësoren e fituar me rezultat 4:1 kundër kombëtares së Turqisë U-16.

Kjo ndeshje është zhvilluar në Konya të Turqisë, ndërsa Leart Paçarada për 90 minuta dëshmoi lojë të shkëlqyeshme në pozitën e një mbrojtësit ofensivë.

Paçarada luan me sukses edhe për skuadrën e të rinjve, Bajer 04 nga Leverkuseni. Paçarada është i biri i Shukrisë, ish-portieri i dëshmuar i gjeneratës së artë të Prishtinës.

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për evropianin që mbahet vitin e ardhshëm për U-17 dhe Paçarada është kandidat për një vend në këtë kombëtare.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni