Home » Kampionati Gjerman » Nurnbergu i Bunjakut dështoj

Nurnbergu i Bunjakut dështoj

p1100085Skuadra e Dortmundit ka mbizotëruar tërë lojën në përballje me Nurnbergun, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:0, në javën e 15-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll.

Dortmund nuk e kishte pritur një fitore të lartë, por loja e mirë në përgjithësi dha edhe frytet e veta. Albert Bunjaku që luan edhe në kombëtaren e Zvicrës, me skuadrën e tij, Nurnbergun nuk e kishin ditën e vet dhe pësuan humbje me shifra të larta që realisht nuk ishte pritur. Golat e fitores për Dortmundin i shënuan futbollistët Großkreutz (8’), Barrios (13’), Zidan (16’) e Hummels (62’).

 Bunjaku luajti 90 minuta në këtë sfidë shumë të vështirë dhe pësuan humbje shumë të rëndë. Skuadra e Hamburgerit SV befasisht luajti baras në fushë të veten me rezultat 0:0 me Hoffenheimin. Kampioni në fuqi, Wolfsburg sërish luajti baras (2:2) para adhuruesve të vet, kësaj here me Freiburgun.

Për kampionin shënuan Bastians (27’) e Johnson (81’) dhe për Freiburgun realizuan Idrissou (19’) e Banovic (51‘). Ndeshja Hannover 96 – Leverkusen përfundoi me rezultat të bardhë 0:0 dhe Leverkuseni mbetëm me 31 pikë lider i tabelës.

Rezultatet

Hamburger SV – Hoffenheim 0:0

Stuttgart – Bochum 1:1 (0:0)

Wolfsburg – Freiburg 2:2 (1:1)

Dortmund – Nürnberg 4:0 (3:0)

Hannover 96 – Leverkusen 0:0

Bayern-Mönchengladbach 2:1

Tabela

1. Leverkusen 15 8 7 0 30:9 31

2. Werder 14 7 6 1 31:12 27

3. Bayern 15 7 6 2 24:12 27

4. Schalke 04 14 7 4 3 21:13 25

5. Hamburger SV 15 6 7 2 28:18 25

6. Hoffenheim 15 7 3 5 25:13 24

7. Dortmund 15 6 6 3 19:16 24

8. Mainz 14 6 5 3 20:18 23

9. Wolfsburg 15 6 5 4 29:27 23

10. Frankfurt 14 5 4 5 17:21 19

11. Mönchengladbach 15 5 3 7 17:23 18

12. Hannover 96 15 4 5 6 16:19 17

13. Freiburg 15 5 2 8 19:32 17

14. Köln 14 3 4 7 7:15 13

15. Bochum 15 3 4 8 14:26 13

16. Stuttgart 15 2 6 7 12:21 12

17. Nürnberg 15 3 3 9 12:25 12

18. Hertha 14 1 2 11 9:30 5

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni