Home » Kampionati Italian » Nuk ndalet Interi, bën ofertë për Lavezzin

Nuk ndalet Interi, bën ofertë për Lavezzin

nuk-ndalet-interi-b-euml-n-ofert-euml-p-euml-r-lavezzin_hdDuket se klubi italian, Interi, e ka marrë seriozisht përforcimin për afatin kalimtar të janarit.

Një ditë para ndeshjes ndaj rivalit të përgjakshëm, Juventusit, më shumë po flitet për transferimet e Nerazzurëve se sa për vet ndeshjen.

Pasi po raportohet se Xherdan Shaqiri ka marrëveshje me klubin Nerazzur, me klubet që janë pranë marrëveshjes, Interi menjëherë ka filluar negociatat për një lojtar tjetër.

Drejtues të Interit sot kanë filluar negociatat me Paris Saint-Germain për transferimin e Ezequiel Lavezzit.

La Gazzetta dello Sport shkruan se oferta e parë është huazim me obligim blerje për 7 milionë euro, një shumë drastikisht më e ulët se sa ajo e Shaqirit.

Lavezzi është një kërkeë e Mancinit për të kompletuar fazën e tij ofenzive, në një sulm ku do të ishin Icardi, Kovacic, Lavezzi dhe Shaqiri, e Podolski si zëvëndësues të fuqishëm bashk me Palacion.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë, por Lavezzi ditë më parë përsëriti se do të provonte ndonjë aventurë të re pasi që nuk po i jipet mundësia me klubin parizien. /Telegrafi

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni