Home » Kampionati Kosovar » Nuk merren vesh!

Nuk merren vesh!

morinaKosova e Vushtrrisë pa kryetrajner do të hyjë në ndeshjen për kupë që zhvillohet të mërkurën kundër Hysit nga Podujeva. Morina përfundimisht ndahet me Kosovën.

Arbnor Morina ndahet me skuadrën e futbollit Kosova nga Vushtrria. Ai gjatë stinorit vjeshtor ishte kryetrajner i Kosovës, por me drejtuesit e kësaj skuadre nuk arriti të gjejë një gjuhë të përbashkët për ta vazhduar kontratën.

Morina dhe Kosova e Vushtrrisë nuk kishin mosmarrëveshje, por e tëra qëndroi se nuk gjetën mirëkuptim në përmirësimin e kushteve në aspektin financiar që ka kërkuar Morina. Ndarja mes Morinës dhe vushtrriasve nuk merret si një gjë tronditëse, por si krejt normale që ndodhë në çdo klub.

Vushtrriasit stinorin vjeshtor e përfunduan në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit (12-tin) me 14 pikë të tubuara dhe i pret një garë shumë e vështirë në pranverë për ta siguruar mbijetesën në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

Drejtuesit e kësaj skuadre në veçanti nënkryetari Fadil Krasniqi, për rezultatet e dobëta nuk e ka fajësuar Morinën, por sipas tij, kanë ndikuar gjërat të tjera që janë zhvilluar gjatë stinorit vjeshtor. “Kontrata më Morinën ka qenë deri në fund të stinorit vjeshtor dhe nuk kemi mundur të vazhdojmë më tutje. Jemi të kënaqur me punën e Morinës dhe rezultatet e dobëta nuk janë faji i tij, por rrethanat tjera që kanë ndikuar gjatë gjithë stinorit. Tash jemi në bisedime me dy-trajnerë dhe besojmë se brenda javës më njërin nga ta do të gjejmë një gjuhë të përbashkët.

Të mërkurën me 18 nëntor na pret ndeshja për kupë, por në bankinë do të jetë njëri nga ndihmës-trajnerët që do t’i prijë skuadrës”, tha Fadil Krasniqi, nënkryetar. Morina tha se ka kërkuar kushte më të mira sidomos në aspektin financiar dhe kjo ka qenë e pamundshme. “Çdo gjë ka përfunduar me vushtrriasit dhe jemi nda në mënyrën më të mirë. Në mënyrë të ndershme shkova t’i prijë kësaj skuadre dhe po këtë mënyrë jemi ndarë.

Në Vushtrri kam kaluar ditët më të mira, si me bashkëpunëtorët e mi, kryetarin, nënkryetarin, futbollistët dhe me adhuruesit ‘Forca’. Por, ndarja në futboll ndodh si në çdo kund të botës, andaj edhe me Vushtrri ndarja ka qenë korrekte. Rezultatet e dobëta që i ka klubi, i gjithë opinioni e dinë se kanë ndikuar rrethana të tjera.

Në përgjithësi jam i kënaqur me këtë klub dhe i dëshirojë suksese sa më të mira në të ardhmen”, tha Morina. Vushtrriasit janë i vetmi klub në elitë që i kanë humbur dy ndeshje me rezultat zyrtar 0:3 dhe po nga i njëjta skuadër, Trepça nga Mitrovica. Në javën e gjashtë të stinorit vjeshtor Kosova me Trepçën ishte ndërprerë dhe kjo ndeshje ishte regjistrua në favor të Trepçës.

Nga kjo javë e këndej vushtrriasit morën tatëpjetën dhe në asnjë mënyrë nuk kanë mundur të ngritën në tabelë. Pasojat e kësaj ndeshje që pësuan vushtrriasit, që në fakt ishte edhe tronditëse, sipas drejtuesve kanë ndikuar dukshëm, madje në disa ndeshje janë dëmtuar edhe për disa penallti.

Duhet theksuar se Kosova ka humbur edhe në javën e fundit të stinorit vjeshtor (17-tën) me rezultat zyrtar 3:0 nga Trepça. Përkundër se janë mbetur pa kryetrajner, Kosova synon fitore kundër Hysit dhe të shkojë më tutje në garat e kupës së Republikës së Kosovës./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Nuk merren vesh! "

  1. fahri says:

    oooooooooooooo te mdhoj jon llapjant be

Komentoni