Home » Tenis » Novak Djokovic triumfon në Indian Wells

Novak Djokovic triumfon në Indian Wells

Novak Djokovic triumfon në Indian WellsNovak Djokovic bën të qartë edhe një herë tjetër se është numri 1 i tenisit botëror.

Serbi mundi në finalen e Indian Wells zviceranin Roger Federer, duke u hakmarrë për finalen e humbur në Dubai, në 28 shkurt.

Djokovic fitoi në tre sete me rezultatin 6-3, 5-7 dhe 6-2.

Ky është titulli i katërt për serbin në Indian Wells dhe i pesëdhjeti i karrierës.

Ndërkohë, në finalen e femrave triumfoi rumunia Simona Halep. Ajo mundi në tre sete serben Jelena Jankoviç (2-6, 7-5 dhe 6-4) në 2 orë e 38 minuta lojë.

Për 23-vjeçaren, ky ishte titulli më i rëndësishëm në karrierë dhe i treti i këtij viti, pas fitoreve në Shenzhen dhe Dubai.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni