Home » Futboll » Nikçi një hero i madh, përballë yjeve të Milanit

Nikçi një hero i madh, përballë yjeve të Milanit

adrian-nikci-Futbollisti shqiptar, Adrian Nikçi, luajti titullarë te kampioni zviceran, Zurich, të cilët patën përballë yjet e Milanit.

Kjo ndeshje përfundoi pa fitues, me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së gjashtë të grupit C në Champions Leagua në futboll. Nikçi luajti 74 minuta, i cili luftoi si burrat, duke dëshmuar formë të mirë përballë yjeve të njohur të Milanit. Adrian Nikçi pati një rast të mirë në minutën e 10-të, por gjuajtja e tij nuk pati sukses.

Gajic shënoi në minutën e 30-të për epërsinë 1:0 te kampionit të Zvicrës, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Milani barazoi rezultatin falë golit të shënuar nga penalltia, nga mjeshtri i kësaj loje, superylli Ronaldinho pikërisht në minutën e 64-të. Në këtë minutë Zurich mbeti pa një futbollistë në fushë, pasi me karton të kuq ndëshkohet futbollisti Rochat.

Nikçi 74 minuta luajti për mrekulli dhe është zëvendësuar nga futbollisti Vonlantheni. Zurich përshendetet nga Champions Leagua me vetëm katër pikë të tubuara dhe të gjitha pikët i ka fituara po nga Milani. Në Milan pati fituar me rezultat 0:1, ndërsa në Zurich luajti baras 1:1.

Në pankinë ka qëndruar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Admir Mehmedi, por nuk është aktivizuar fare në lojë. Zurich i përmbylli garat evropiane me barazim, ndërsa Milani siguroi shkuarjen në tetën e finales së Champions Leagua.

Zurich-Milan 1:1 (1:0)

Shikues: 24100.

Gjyqtarë: Proença (Portugali).

Shënues: Gajic (30′) për Zurich dhe Ronaldinho (64′-nga penalltia) për Milanin.

Zürich: Leoni; Koch, Barmettler, Tihinen, Rochat; Gajic (Margairaz 82′), Aegerter, Tico; Nikçi (Vonlanthen 74′), Djuric (Lampi 66′); Alphonse.

Milan: Dida; Abate, Nesta, Thiago Silva (Kaladse 20′), Antonini; Ambrosini (Flamini 55′), Pirlo; Seedorf; Pato, Borriello (Inzaghi 84), Ronaldinho

Marseille-Real 1:3 (1:1)

Zurich-Milan 1:1 (1:0)

1. Real 6 3 2 1 15:7 13

2. Milan 6 2 3 1 8:7 9

3. Marseille 6 2 1 3 10:10 7

4. Zurich 6 1 1 4 5:14 4 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni