Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Nigeria: Mancini të na udhëheqë në “Afrika e Jugut 2010”

Nigeria: Mancini të na udhëheqë në “Afrika e Jugut 2010”

robertomancini_1141_18615836_0_0_7013615_300Federata e Futbollit të Nigerisë ka kontaktuar ish-trajnerin e Interit, italianin Roberto Mancini të udhëheqë Përfaqësuesen nigeriane në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet italiane. Nigeria është kualifikuar në Kampionatin Botëror, por krerët e Federatës nuk i besojnë seleksionuesit actual Shaibu Amodu dhe për këtë arsye kanë kërkuar ndihmë nga Mancini.

Ky i fundit është i papunë dhe është i lidhur me shumë emra të skuadrave të ndryshme evropiane. Mancini është i lirë, pasi muaj më parë ka shkëputur totalisht kontratën që e ka patur me Interin deri në vitin 2011.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni