Home » Skijim » Ngadhënjim i kanadezit Osborne-Paradis

Ngadhënjim i kanadezit Osborne-Paradis

OsborneSkijim: Kupa e botës- Lëshim-meshkujt

Gara e së shtunës në lëshim për meshkuj ka qenë një befasi për shkak se në pesëshen e parë janë renditur kryesisht skiatorë që nuk janë llogaritur favorit, hiq skiatorin austriak që përmbyllë këtë pesëshe Michael Walchhofer.

Në këtë garë ka ngadhënjyer skiatori kanadez Manuel Osborne-Paradis në shtegun Val Gardena të Italisë, duke lënë prapa në vendin e dytë austriakun Mario Scheiber, ndërsa në podium si i treti u ngjitë Ambrosi Hoffman dhe i katërti zvicerani Johan Clarey.

Skiatori më i mirë i Amerikës dikur edhe i botës Bode Miller është dashur të kënaqet me pozitën e nëntë, ndërsa i dhjeti u renditë zvicerani Didier Cuche.

Pesëshja e parë në renditjen e përgjithshme edhe pas garës së lëshimit nuk ka ndryshuar, por rivalët kanë ngushtuar dallimin ndërmjet vete. Edhe më tutje prin skiatori i ri zviceran Carlo Janko me 540 pikë, i ndjekur nga austriaku Benjamin Raich me 515 pikë.

Shtegu: Val Garden

Lart. mbidetare

Në start: 1849 m

Në finish: 1120 m

Temp: -11

Rezultatet

1. Manuel Osborne-Paradis (Kan)2:01,27

2. Mario Scheiber (Aut) +0,13

3. Ambrosi Hoffmann (Zvic) +0,25

3. Johan Clarey (Fra) +0,25

5. Michael Walchhofer (Aut) +0,48

Renditja e përgjithshme

1. Carlo Janka (Zvic) 540 pikë

2. Benjamin Raich (AUT) 515

3. Didier Cuche (Zvic) 410

4. Aksel Lund Svindal (Nor) 402

5. Michael Walchhofer (Aut) 333

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni