Home » Kampionati Kosovar » Nga Bolivia në Kosovë!

Nga Bolivia në Kosovë!

futbollEroll Vitaku, drejtor i skuadrës së futbollit Trepça nga Mitrovica, e mbajti premtimin e dhënë ditë më parë se do të përforcohet me futbollistë jashtë Republikës së Kosovës.

Këtë gjë e bëri në ditën e mërkurë, duke sjellë një futbollistë futbollist të dëshmuar nga Bolivia, por që është shqiptarë nga Maqedonia. Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës La Paz nga Bolivia, Nuriman Ismaili, përndryshe është edhe reprezentues i kombëtares U-21 të Maqedonisë në futboll.

Ismaili ka lënë skuadrën nga Bolivia dhe ka nënshkruar për një vit e gjysmë me skuadrën me traditë Trepçën, e cila është edhe kampione vjeshtore. Arsyet e ardhjes në këtë skuadër të njohur nga Kosova, sipas Ismaili janë kushtet e mira që i janë ofruar nga skuadra mitrovicase. Në zyrën e Federatës së Futbollit të Kosovës, Nuriman Ismaili nënshkroi kontratën me KF Trepçën në prani të zyrtarëve të FFK-së.

“Kam luajtur një kohë në radhët e skuadrës La Paz nga Bolivia, por kushtet e ofruara nga Trepça dhe emri i saj më traditë me joshën që të firmosi për një vit e gjysmë më këtë skuadër. Mendoj se me Trepçën nuk do të lëshojmë vendin e parë deri në fund të kampionatit. Nuk kam edhe aq njohuri kohët e fundit për futbollin e Kosovës sepse më shumë isha në Bolivi, por e di që më pret një sfidë e vështirë në skuadrën e re. Besoj që me futbollistë të tjerë do t’i shpalosi vlerat e mija dhe do t’i kënaqim edhe adhuruesit e futbollit”, ka thënë Ismaili, pas nënshkrimit të kontratës me Trepçën.

Mitrovicasit janë kampion vjeshtor me 32 pikë dhe kanë dy pikë më shumë se Hysi nga Podujeva. Eroll Vitaku tha se ky nuk është edhe përforcimi i fundit, por brenda pak ditësh do të sjellin dhe një futbollistë të dëshmuar. “Jemi në negociata edhe me një futbollistë cilësorë dhe që pritet brenda disa ditëve të arrijmë marrëveshjen.

Synimi ynë është të sjellim futbollistë më cilësi të larta, të bëjmë lojë sa më të pëlqyeshme dhe të kenë shikuesit se çka të shohin në ndeshjet kampionale. Nuk është nganjëherë edhe rezultati në plan të parë, por duhet të bëjmë edhe futboll të bukur që të krijojmë spektakël në stadiume”, ka thënë Vitaku. Trepça pas 17 viteve synon ta rikthejë titullin e kampionit në Mitrovicë dhe gjasat i shohin tejet të mëdha, duke pasur parasysh investimet që janë duke bërë kohët e fundit. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni