Home » Futboll » Neymar dorëzohet përballë Messit e Ronaldos

Neymar dorëzohet përballë Messit e Ronaldos

neymar-dor-euml-zohet-p-euml-rball-euml-messit-e-ronaldos_hdSulmuesi i Barcelonës, braziliani Neymar, ka pranuar se nuk mund të jetë më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, shkruan gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”.

Sipas Neymarit, Messi dhe Ronaldo janë të paprekshëm në botën e futbollit për shkak të sukseseve dhe formës së shkëlqyer që po e kalojnë vitet e fundit. Edhe pse shihej njëri prej talenteve më të mëdha, Neymar ka dyshime sa i përket potencialit të tij.

“Nuk e di nëse ndonjëherë do të arrijë në nivelin e Ronaldos dhe Messit. Nuk jam i sigurt dhe nuk besoj, pasi ata janë futbollistët më të mirë në planet”, është shprehur Neymar që ka shënuar 14 gola këtë edicion në La Liga.

“Unë po mundohem të përmirësohem dhe do të isha shumë i lumtur nëse sado pak do të arrija nivelin e Messit e Ronaldos”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni