Home » NBA » New Jersey Nets pësojn humbjen e 18’të

New Jersey Nets pësojn humbjen e 18’të

DallasNew Jersey Nets kanë humbur me rezultat 117-101 në udhëtim te Dallas Mavericks, për të shënuar rekord për fillimin më të keq në historinë e NBA-së prej 18 humbjeve dhe asnjë fitore.

Dirk Nowitzki udhëhoqi me 24 pikë te Mavericks, ku gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshifrore. Ish-lojtari i Nets, Jason Kidd, shënoi 16 pikë, 10 asistime dhe tetë kërcime. Chris Douglas-Roberts shënoi 24 pikë për New Jersey Nets.

Miami Heat në sezonin 1988-89 dhe Los Angeles Clippers në sezonet 1998-99 kishin pasur një fillim të sezonit prej 17 ndeshjesh humbje pa asnjë fitore, por New Jersey Nets me humbjen e sotme e tejkalon këtë shifër

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni