Home » Kampionati Italian » Nesta: Nëse Interi gabon, mund të përfitojmë

Nesta: Nëse Interi gabon, mund të përfitojmë

nesta_2_1024x768Pas një fillimi të ngadaltë, në këtë sezon Milani duket se ka ndryshuar rrugë deri në atë pikë sa mund t’i lejojë vetes të mendojë për diçka më shumë se një vend në Champions Ligën e ardhshme.

Meritë për këtë ka edhe Alesandro Nesta, që tetorin e kaluar, pas barazimit kundër Atalantës, ka vënë grupin kuqezi para përgjegjësive që i takonin. Kur kanë kaluar 45 ditë nga ai moment, Milani ka kaluar nga vendi i nëntë në renditje në të tretin. “Nuk kam thënë asgjë, vetëm disa fjalë jo shumë të ashpra.

Kam theksuar faktin se rezultatet e arritura dhe paraqitja jonë deri në atë moment nuk kanë qenë të mira”, ka thënë Nesta. Tani mbrojtësi kuqezi, i cili është rikthyer të luajë pas një dëmtimi të gjatë, është gjithmonë një nga më të mirët në fushë dhe mendon se Milani mund të synojë diçka të madhe:

“Tani mund të them se kemi të bëjmë me një Milan që po ringrihet, që është përmirësuar shumë dhe që po luan mirë… Duhet të besojmë tek kampionati dhe duhet të punojmë shumë për të. Jemi pak të shkëputur në renditje, por nëse Interi do të bëjë ndonjë gabim, ne do të provojmë të përfitojmë.

Deri tani, në Evropë ndoshta jemi paraqitur pak më mirë, por nuk do të thotë se jemi një skuadër më shumë për Champions se për kampionat. Nuk është momenti për të folur për objektivat. Duhet të shkojmë përpara, duke i marrë ndeshjet një nga një, më pas llogaritë do të bëhen në fund”, ka thënë ai.

Zakonisht Nesta është i heshtur dhe i tërhequr dhe e refuzon rolin e liderit: “Në këtë skuadër ka shumë lojtarë të rëndësishëm dhe ekspertë, si Gatuzo, Ambrozini dhe Inzagi. Këtu ekziston një grup historik, por edhe të rinjtë kanë treguar se kanë personalitet. Unë besoj se Milani nuk ka nevojë për një lider, por për një grup prej 20-25 lojtarësh që të mendojnë dhe të arsyetojnë në të njëjtën mënyrë”, ka përfunduar mbrojtësi milanist. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni