Home » Futboll » Nënshkruan Shaqiri, zyrtarisht deri më 2019 te Interi

Nënshkruan Shaqiri, zyrtarisht deri më 2019 te Interi

n-euml-nshkruan-shaqiri-zyrtarisht-deri-m-euml-2019-te-interi_hdGjiganti italian, Interi, ka njoftuar në faqen zytare se tashmë edhe transferi i ri, ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, e ka nënshkruar kontratën e tij me klubin dhe ka kompletuar kalimin në Serie A.

Mbrëmë u nënshkrua marrëveshja mes Interit dhe Bayernit për transferimin e Shaqirit në Itali.

Me këtë rast vet shqiptari shkoi në Milano të enjtën mbrëma, për të bërë stërvitjen e parë pasditen e të premtës pasi kreu testet mjekësore.

Tani Interi ka konfirmuar në faqen zyrtare se Shaqiri ka nënshkruar kontratë që e mban atë te Interi deri në vitin 2019.

“Interi është i ngazëllyer që të bëjë të ditur se Xherdan Shaqiri tani është lojtar i Interit. Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë katër vjeçare e gjysmë deri më 30 qershor të vitit 2019”.

“Në emër të të gjithëve në nklub, ne i urojmë një mirë se ardhje të ngrohtë Shaqirit. Ne duam po ashtu të falënderojmë Bayern Munichun dhe Federatën Italiane (FIGC) që lehtësuan transferimin në mënyrë positive”, shkruan në komunikatën e Interit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni