Home » Kampionati Italian » Nedved, pasardhës i Ferraras

Nedved, pasardhës i Ferraras

Torino, 23 dhjetor (“Gazzetta dello Sport”) – Ish-mesfushorit të Juventusit, çekut Pavel Nedved do t’i besohet posti i trajnerit, në momentin kur largohet trajneri aktual Ciro Ferrara.

Këtij të fundit i janë dhënë ultimatum dy ndeshje për të shpëtuar postin e tij. Vendimtare për të ardhmen e tij është ndeshja kundër Milanit menjëherë pas Vitit të Ri. Ferrara në gjashtë ndeshjet e fundit ka pësuar pesë humbje në të gjitha garat, ndërsa durimi i krerëve duket se është harxhuar.

Bordi i klubit ka mbajtur për këtë temë mbledhjen që ka zgjatur më shumë se pesë orë. Alarmi është ndezur pas humbjes së fundit nga Catania, skuadër kjo që pas 46 vjetësh ka shijuar fitore ndaj Juventusit.
Është marrë vendim për emërimin e Nedvedit 37-vjeçar, që para fillimit të këtij edicioni pati refuzuar postin e ndihmësit të Ferrars te Juventusi.

Drejtuesit e Juventusit nuk dëshirojnë të shpenzojnë në emra të mëdhenj të trajnerëve deri në fund të këtij edicioni, pasi janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Nedved ende nuk e ka kryer shkollimin për trajner, por atij do t’i ndihmojë Luciano Bruni, që aktualisht kujdeset për ekipin e të rinjve te Juventusi.
“Me largimin e Ferraras, që pritet të ndodhë gjatë janarit, nuk do të shpenzojmë në emra të mëdhenj.

Deri në fund të edicionit nuk do të negociojmë me Luiz Felipe Scolarin dhe Guus Hiddinkun”, ka thënë një zyrtar i Juves. “Nedved do të jetë pasardhës i Ferraras deri në fund të këtij edicioni. Më pas ai do të kryejë detyrën e ndihmësit për edicionin e ri.

Nuk jemi në Ligën e Kampionëve dhe nuk e shohim të arsyeshme të shpenzojmë”.
Nedved në fund të edicionit të shkuar u pensionua nga futbolli aktiv. Ai mbetet një nga ikonat e klubit. Në Torino ka luajtur tetë vite të plota (2001-2008) dhe ka shënuar 51 gola në 244 paraqitje.
Ndonëse është spekuluar shumë për ardhjen e tij, seleksionuesi i Përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Juventusi në çfarëdo roli pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
Bordi i klubit Juventus ka diskutuar për të ardhmen e disa futbollistëve. Mesfushori brazilian Felipe Melo duket se do ta përfundojë aventurën e tij vetëm pas gjashtë muajsh, ndonëse për të janë shpenzuar 25 milionë euro.

Gjithashtu durimi ka humbur edhe ndaj sulmuesit Vincenzo Iaquinta, i cili vuan nga dëmtimet. “Ka edhe disa lojtarë që do të largohen, ndërsa do të afrohen disa të tjerë. Prej Melos është pritur më shumë këtë edicion, sikurse edhe prej Iaquintas”, ka thënë një zyrtar i Juventuesit.  /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni