Home » Futboll » NEC Nijmegen mundën Vitesses’at

NEC Nijmegen mundën Vitesses’at

Futbollisti shqiptar, Erton Fejzullahu, luajti 65 minuta në fitoren e skuadrës së tij, NEC Nijmegen që ka arritur me rezultat 2:1 kundër skuadrës së Vitesses, në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të të Kampionatit të Holandës në futboll.

Kjo fitore e ka larguar nga pozita e fundit, duke e ngjitur në vendin e 15-të me 16 pikë të tubuara. Futbollisti Worm e ka zëvendësuar në minutën e 65-të Fejzullahun, i cili ka pasur paraqitje të mirë.

Golat e fitores për skuadrën e NEC i kanë shënuar futbollistët Ntibazonkiza në minutën e 27-të, Zomer 56-tën dhe për mysafirët realizoi Nilsson në minutën e 5-të të ndeshjes.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni