Home » Futboll » Në Torino njëri gjigant “digjet”

Në Torino njëri gjigant “digjet”

champsi3Torino, 8 dhjetor  – Juventusi dhe Bayern Muncheni kanë marrë krah pas fitoreve në kampionatet e tyre nacionale në fundjavë, mirëpo vetëm njëra nga këto dy skuadra të famshme evropiane do të kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve – njërës do t’i priten krahët.
Këto dy skuadra do të përballen të martën mbrëma në Torino (20.45) në ndeshjen kryesore të xhiros së fundit (6) të Grupit A.
Juventusit i mjafton edhe një pikë për të siguruar plasman të mëtutjeshëm, ndërsa Bayernit i duhet vetëm fitorja për të vazhduar rrugëtimin në Evropë. Lider i grupit A është skuadra franceze Bordeaux, që ka siguruar fazën eliminuese, ndërsa Juventusi është i dyti me tetë pikë, një më shumë se Bayern Muncheni në vendin e tretë.
Ty të parat e secilit grup kualifikohen tutje.
Juventusi del në fushë para tifozëve të vet pas fitores në derbin e Serie A kundër Interit 2:1, derisa Bayerni me rezultat të ngjashëm mposhti Borussia Moenchengladbachun. Skuadra bavareze do të jetë pa mesfushorin francez Franck Ribery, ndërsa trajneri Louis Van Gaal pritet të llogarisë në holandezin Arjen Robben, i rikthyer nga lëndimi.
“Jam rikuperuar plotësisht dhe besoj se jam i gatshëm për ndeshjen me Juventusin. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe shpresoj të paraqitem nga fillimi. Nuk e di sa mund të luaj, por jam i bindur se mund të përballoj 90 minuta lojë”, ka thënë Robben.
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, pret që skuadra e tij të reagojë njësoj sikurse me Interin.
“Dueli i së martës mbrëma është i rëndësisë së madhe dhe Juventusi ka dëshmuar se është i gatshëm dhe ia del mbanë kundër emrave të mëdhenj”.
Heroi i ndeshjes me Interin, mesfushori Claudio Marchisio, që shënoi golin e fitores, ka thënë se kundër Bayernit nuk ka vend as për gabimin më të vogël.
“Na mjafton barazimi, por ne dalim në fushë për ta mposhtur Bayernin. Kemi një ngarkesë pasi kemi komplikuar gjërat me humbjen nga Bordeauxi. Duhet të shkojmë në fazën tjetër medoemos”, ka thënë ai.
Ndeshja tjetër e grupit A është ajo ndërmjet Maccabi Haifas dhe Bordeauxit, që nuk çon ndonjë peshë.

E martë (20:45):

Grupi A
Juventus – Bayern M.
Maccabi H. – Bordeaux

1. Bordeaux    13
2. Juventus    8
3. Bayern M.    7
4. Maccabi H.    0

Grupi B
Besiktas – CSKA M.
Wolfsburg – Man. Utd

1. Man. Utd    10
2. Wolfsburg    7
3. CSKA M.    7
4. Besiktas    4

Grupi C
Zurich – Milan
O. Marseille – Real Madrid

1. Real Madrid    10
2. Milan    8
3. O. Marseille    7
4. Zurich    3

Grupi D
Chelsea – APOEL
Atletico M. – Porto

1. Chelsea    13
2. Porto    9
3. Atletico M.    3
4. APOEL    2  /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni