Home » Boks » Në temperaturë polare, boks cilësorë

Në temperaturë polare, boks cilësorë

boks kosovarNë temperaturë shumë të ftohtë që ka mbretëruar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, boksierët dëshmuan boks cilësorë.

As temperatura të ftohta nuk i ka penguar boksierët që të dëshmojnë vlerat e tyre përballë njëri-tjetrit. Mjerisht dhjetëra shikues e përcollën Kampionatin Individual të Kosovës në boks. Nga 13 meçe sa ishin në program, secili prej tyre ishte më interesant dhe atraktiv edhe për ata pak shikues të mërdhirë në palestër.

Në kategorinë 54 kg boksierët Fatos Ferizi i Kosovës së Vushtrrisë dhe Kreshnik Kokollari, dëshmuan një luftë vërtetë interesante mes vete, duke i dhënë njëri-tjetri edhe goditje të njëpasnjëshme. Pas kësaj drame interesante gjyqtarët e shpallën fitues Kokollarin dhe kampion i Kosovës në kategorinë 54 kg.

Edhe në konkurrencën e juniorëve nuk ka munguar cilësia. Padyshim boksieri i ri, më një talent të pashoq, Gazmend Gashi i Prishtinës shënoi fitore kundër boksierit gjakovarë, Ramiz Kuçit. Këtë herë Federata e Boksit e Kosovës ishte përkujdesur ta organizojë edhe një meç në kategorinë e femrave.

Vlora Muzaqi e Kosovës së Vushtrrisë dhe Albulena Gubetini e Trepçës ’89 nga Mitrovica, dëshmuan boks të nivelit mesatarë dhe ngadhënjeu Muzaqi. Pas përfundimit të meçeve, juria shpalli boksierin më të mirë, Liridon Zeqirin e Dritës së Gjilanit. Meçet i gjykuan këta gjyqtarë: Latif Demolli (kryesor), Agim Tahiraj, Rasim Rrustemi, Bejtulla Hyseni, Safet Syla, Fadil Bekteshi dhe delegate ishte Sylejman Voca

Rezultatet-juniorët

51 kg Y. Morina (Gjakova 137)-A. Gashi (Prizreni) 2:0)

54 kg K. Rama (Gjakova 137)-B. Muzaqi (Kosova) 2:0

60 kg G. Gashi (Prishtina)-R. Kuçi (Gjakova 137) 2:0

64 kg M. Aliu (Trepça ’89)-E. Avdyli (Gjakova 137) 2:0

75 kg M. Hasani (F. Kosova)-A. Gjogjaj (Prizreni) 0:2

91 kg A. Syla (Gjakova 137)-J. Berisha (F. Kosova) 0:2

Seniorët

54 kg F. Ferizi (Kosova)–K. Kokollari (Prizreni) 0:2

57 kg L. Zeqiri (Drita)-Sh. Muja (Prizreni) 2:0

57 kg vlora Muzaqi (Kosova)-Albulena Gubetini (Trepça) 2:0

60 kg B. Shukolli (Prizreni)-B. Hoti (Gjakova 137) 2:0

64 kg V. Lulaj (Gjakova 137)-N. Kurteshi (Trepça ’89) 0:2

69 kg B. Hasani (F. Kosova)-D. Ademi (Kosova) 2:0

75 kg D. Thaçi (Gjakova 137)-B. Rama (Trepça ’89) 0:2

81 kg B. Sejdiu (Kosova) fitoi pa luftë /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni