Home » Hendboll » Në Prishtinë luhet derbi i stinorit

Në Prishtinë luhet derbi i stinorit

fhk-ogoKampionia në fuqi e Kosovës në hendboll, Prishtina, pret në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë, liderin e klasifikimit në Superligë, Kastriotin e Ferizajt.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën (sot) nga ora 17:30 dhe vlerësohet derbi i javës së parafundit (13), por edhe i tërë stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje pritet të përcaktojë kampionin vjeshtor. Kastrioti i prin klasifikimit me 22 pikë, vetëm një më shumë se Prishtina.

Të shtunën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të javës së parafundit. Nga ora 14:30 në program janë takimet Rahoveci – Besa Famiglia dhe Drenica – Trepça. I pari luhet në Pejë, ndërsa i dyti në Vushtrri.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni