Home » Kampionati Italian » Në Milano flitet vetëm për Shaqirin

Në Milano flitet vetëm për Shaqirin

n-euml-milano-flitet-vet-euml-m-p-euml-r-shaqirin-foto_hdTashmë në qytetin e Milanos po flitet vetëm për një gjë – e ai është shqiptari Xherdan Shaqiri.

Kush do të kishte menduar se një shqiptar do të ishte tema kryesore e njerëzve në sheshet e famshme të Milanos.

Po pra, është ky Xherdan Shaqiri që sipas mediave italiane është bërë tema kryesore e debateve në kafenetë dhe sheshet e qytetit të Milanos.

Shaqiri i cili thuhet se është shumë pranë kalimit te Interi, tashmë ka ngritur entuziazëm të madh në qytetin italian të modës, pasi që do të ishte një prej transfereve më të mëdha të viteve të fundit.

Ndryshe për Shaqirin flitet më shumë se për vet derbin e nesërm që Interi e zhvillon ndaj Juventusit, e i cili gjithmonë ka ngritur kërshërinë e tifozëve të futbollit italianë. /Telegrafi

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni