Home » Kampionati Kosovar » Në çerekfinale takohen Hysi-Liria

Në çerekfinale takohen Hysi-Liria

hysiNdeshja më joshëse e çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në futboll do të zhvillohet në mes fituesit të kupës, Hysit nga Podujeva dhe Lirisë nga Prizreni.

Kjo ndeshje do të njëra prej përballjeve më atraktive të çerekfinales, duke pasur për bazë potencialin e futbollistëve cilësorë që kanë si njëra palë dhe skuadra tjetër. Hysi skuadër që vazhdimit po sjellë përforcime cilësore dhe që ka ambicie jo vetëm ta mbrojë kupën, por njëherësh kërkojnë edhe titullin e kampionit. Kohët e fundit edhe Liria e Prizrenit nuk qëndron duarkryq por ngjesh radhët me futbollistë cilësorë.

Hysi-Liria pritet të jetë sa interesant, aq edhe takim i paqartë se kush do ta sigurojë shkuarjen në gjysmëfinale. Të dyja skuadrat kanë kohë që të përgatitem, pasi ndeshja e parë luhet me 24 shkurt në Podujevë, ndërsa ajo e kthimit pas katër ditëve respektivisht me 28 shkurt në Prizren. Besa e Pejës ka qenë skuadra që i ka buzëqeshur fati në kupë. Ajo do të ketë përballë Ballkanin e Therandës, që bën pjesë në ligën e parë të Kosovës. Pejanët me futbollistë më përvojë synojnë të gjenden në pjesën finale. Vëllaznimi i Gjakovës në edicionin vjeshtor ka hasur ne telashe të ndryshme do të takohet me Drenicën e Skenderajt, që ka një skuadër kompakte. Gjakovarët shpresojnë deri në pranverë të konsolidohen dhe të paktën të luftojnë për trofeun e kupës.

Drenica që shumë herë ka qenë edhe skuadra më befasuese në kupën e Kosovës, prapë është e bindur se do të arrijë lartë në këtë garë të rëndësishme. Lideri i tabelës së Superligës së Kosovës, Trepça nga Mitrovica, vlerësohet si favoritë në garat e kupës. Mitrovicasit me një fond të pasur të futbollistëve, me cilësi të larta llogarisin të kalojnë pa vështirësi Gjilanin. Kryetrajneri i Gjilanit, Muharrem Sahiti, ka ambicie që ta fitojë kupën e Kosovës.

Gjilani pasi ka humbur të gjitha gjasat për titull, të vetmen mundësi që të sjellë një trofe e konsideron kupën e Republikës së Kosovës. Në përgjithësi secili takim pritet të ketë rivalitetin e vet, përveç Besës që konsiderohet më e favorizuara se të tjerat. Skuadrat të tjera duhet të djersiten më shumë për të arritur cakun e dëshiruar.

Takimet çerekfinale

Hysi – Liria

Vëllaznimi – Drenica

Besa – Ballkani

Trepça – Gjilani   /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni