Home » Hendboll » Në bisedime me një rumun

Në bisedime me një rumun

Anëtarë i kryesisë së klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajit (meshkujt), Lulzim Abazi, bëri të ditur se kanë nisur bisedimet me një hendbollist në pozitën e krahut të djathtë.

“Pas shkuarjes së Muhamed Malokut në Belgjikë, kemi hendikep të madh në pozitën e krahut të djathtë. Prandaj, kemi nisur bisedimet me një hendbollist të dëshmuar rumun, por konkrete nuk ka asgjë, pasi që pritet të shohim se çfarë kushte kërkon ai”, tha Abazi.

Me gjithë insistimin tonë të mësojmë emrin e hendbollistit rumun, çuditërisht Abazi nuk e ka dhënë emrin e tij, me arsyetim se nuk është korrekte, pasi vetëm sa kanë nisur kontaktet.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni