Home » Hendboll » Në bisedime me dy reprezentues!?

Në bisedime me dy reprezentues!?

kh prishtinaKampioni në fuqi, Prishtina, nuk është gjithaq e kënaqur me vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 23 pikë të tubuara në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Prishtina ka nisur bisedimet me dy hendbollistë reprezentues të Kosovës, por emrat e tyre në asnjë mënyrë nuk pranojnë t’i japin. Në bisedime jemi me dy reprezentues të Kosovës, që janë hendbollistë të dëshmuar, por deri sa të arrijmë marrëveshjen nuk ka mundësi t’i dini emrat për arsye se po na i marrin klubet të tjera”, kështu ka deklaruar Taib Kabashi, kryetrajner i Prishtinës.

Kabashi tha se ka nevojë adekuate për dy hendbollistë: një mbrojtës i majtë dhe tjetri mbrojtës i djathtë. Sipas Kabashit, në të gjitha repartet të tjera janë të kompletuar. “E dimë se Kastrioti dy herë na ka mundur në vjeshtë madje herën e fundit e ka shfrytëzuar edhe lëndimin e hendbollistit Arben Parduzi, se përndryshe këtë ndeshjet e kishim të fituar.

Kastrioti ka një ekip të mirë, mirëpo Prishtina më pak përforcime ia kalon edhe me cilësi. Nëse e bëjmë një llogaritje, Besa Famiglia e ka mundur një herë Kastriotin, ndërsa Prishtina dy herë e ka mundur Besën.

Nga Kastrioti humbëm dy herë radhazi dhe për këtë do të orvatem t’i revanshohem në stinorin pranveror dhe ta mbrojmë titullin e kampionit”, tha Kabashi. Kryetrajneri prishtinas ende e vajton shkuarjen e Llazar Spirovskit në Besë.

“Për pak na pat ikur prej dore Spirovski dhe shkoi në stinorin vjeshtor në Besë. Sikur ta kishim edhe Spirovskin gjërat do të ishin më ndryshe. Mirëpo, Kastrioti tashmë nëse i shkon Muhamed Maloku në Belgjikë do të jetë më i dobët dhe po qese forcohemi ne do të jemi shumë më të fortë.

Shumë vështirë do ta ketë Kastrioti ta ruaj vendin e parë në pranverë sepse ne kemi strategji të hatashme dhe dimë të bëjmë kthesa të mëdha si kemi bërë gjithmonë”, tha Kabashi. Tash për tash rezultati në fitore është 0:2 në favor të Kastriotit.

“Përveç përforcimeve që do të bëjmë në afatin dimëror kalimtar, do të përtërijmë klubin edhe me hendbollistë të talentuar. Hendbollisti ynë i talentuar Enis Kabashi, nuk ka pasur forcë 60 minuta të luftojë përballë një Zaskokut e Koço Trajkovskit që kanë përvojë të gjatë të hendbollit. Por, gjërat do të ndryshojnë në pranverë dhe do të mbrojmë titullin”, përfundoi Kabashi./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni