Home » Futboll » Ndjenjë e mirë kur luajta kundër Realit

Ndjenjë e mirë kur luajta kundër Realit

Cila skuadër e njohur franceze e ka kërkuar Mehmedin? Në Champions Leagua përballë ka pasur Pepen e Realit, por cila humbje e ka hidhëruar më së shumti Mehmedin?

Kampioni në fuqi i Zvicrës, Zurichu ka nisur përgatitjet për edicionin pranveror, me të cilën skuadër stërviten edhe dy shqiptarë: Admir Mehmedi dhe Adrian Nikçi. Sulmuesi i Zurich-ut, Mehmedi ka thënë se kanë ambicie që të ngjiten në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në Superligën e Zvicrës.

Ai e ka arsyetuar edhe gjithë krizën e rezultateve që ka pasur në stinorin vjeshtor Zurichu. “Kishim shumë ndeshje në garat evropiane përkatësisht në Champions League, pastaj ato në kupën e Zvicrës dhe kampionati zviceran, kështu që kjo ngarkesë e bëri të veten edhe sa i përket rezultateve. U bënë shumë ndeshje dhe nuk kemi mundur të koncentrohemi edhe sa duhet në kampionatin zviceran.

Besoj se në pranverë do të jemi ndër skuadrat më të mira dhe do ta zëmë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, vend që na shpie në garat e kupave evropiane”, ka thënë Mehmedi.

Skuadra e Zurichu-ut stinorin vjeshtor e përfundoi në vendin e shtatë me 23 pikë ose 11 pikë më pak se i dyti, Baseli. Mehmedi qëndruar dy javë pushim në Gostivar dhe ka shfrytëzuar kohën që të përgatitet në aspektin kondicional. Ai ka thënë se ka qenë i lumtur kur ka luajtur kundër skuadrës së Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Ka qenë një ndjenjë e mirë si 18 vjeçar kur jam paraqitur në pesë minutat e fundit kundër Realit në ‘Santiago Bernabeu”. Gjatë kësaj ndeshje nuk mund të harrojë sa luajta pesë minuta që kisha përkrah futbollistin e mirënjohur Pepen. Me ra që të kam disa herë kontakte me të, më të vërtetë ka qenë një kënaqësi e imja”, tha Mehmedi.

18-vjeçari ka thënë se me gjithë ofertat që ka pasur nuk ka dashur t’ia kthejë shpinën Zurichut. Ai më këtë skuadër ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2013. “I ka tre muaj e më tepër, kur në një turne ndërkombëtar të Francës u shpalla futbollisti më i mirë i turneut me tri gola të shënuara. Në atëkohë shprehu interesim skuadra e njohur franceze, Lyoni që të më angazhojë në radhët e veta.

Mirëpo, vendosa të qëndrojë në radhët e Zurich-ut, për shkak të kushteve më të mira. Në Zurich do të orvatem të përgatiten sa më mirë që të dëshmojë cilësitë e mija në repartin e sulmit. Qëllim im është më treguar veten në FC Zurich, pastaj të kalojë në ndonjë klub më me emër në futbollin botëror”, theksoi Mehmedi.

Është reprezentues i dalluar edhe i kombëtares së Zvicrës U-19, i cili gjatë shtatorit luajti në Kampionatin Evropian U-19 që u mbajt në Ukrainë. Kombëtarja zvicerane në saje të fatit sportiv ishte eliminuar në çerekfinale, pasi humbi me shifra 0:1 nga Ukraina.

Mehmedi në evropian pati shënuar gol në fitoren bindëse 5:0 kundër Lituanisë. “Me Zvicrën U-19 kam pasur shumë paraqitje të mira”, nënvizoi Mehmedi. Ai premton në pranverë të shënojë më shumë gola për skuadrën e Zurich-ut. Nga futbollistët e huaj adhuron Kakën, Higuain e Real Madridit, Paton e Milanit.

Në fund ka thënë se çasti më i mirë ka qenë kur ka luajtur në Champions Leagua, por ai më i hidhuri: humbja 6:1 nga Marseille. “Më së shumti komunikojë me Adrian Nikçin, ndërsa njihem mirë me futbollistët Xherdan Shaqirin, Taulant Xhakën, Orhan Mustafin dhe Pajtim Kasamin”, tha Mehmedi./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni