Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Ndeshja, Egjipti dhe Algjeria duken në prag të luftës

Ndeshja, Egjipti dhe Algjeria duken në prag të luftës

Ndeshja, Egjipti dhe Algjeria duken në prag të luftës

Egjipti dhe Algjeria do të zhvillojnë të mërkurën në Khartum të Sudanit një përballje dramatike për të përcaktuar se cila skuadër do të shkojë në Botëror.

Algjerisë i mjaftonte të mos pësonte një humbje me dy gola diferencë në ndeshjen e së shtunës në Kajro, por egjiptianët triumfuan 2-0 duke i dhënë vetes të drejtën për një ndeshje shtesë. Në kampin e Algjerisë ka besim dhe inat pas asaj disfate të 3 ditëve më parë, megjithatë Egjipti mbetet skuadra favorite për të fituar biletën e fundit të Botërorit për zonën e Afrikës.

Sfida mes tyre është një përballje mes dy skuadrave që shquhen për rivalitetin dhe urrejtjen dhe një gjë e tillë u pa edhe të shtunën dhe ka vazhduar gjatë gjithë këtyre ditëve. Tifozët algjerianë nuk e kanë pritur mirë sjelljen e treguar nga tifozët kundërshtarë në Kajro dhe sulme të shumta kanë përfshirë deri kompani egjiptiane që ushtrojnë aktivitetin në Algjeri. Në Algjer u sulmuan zyrat e kompanisë së celularëve egjiptiane Oraskom Telekom, të cilës iu thyen xhamat dhe shkatërruan zyrat. Kjo kompani ka rreth 14.5 milionë klientë në Algjeri.

Ndërkohë sulmeve nuk u ka shpëtuar as kompania e fluturimeve Egjipt Air apo edhe firma të tjera. Inati i tifozëve kapi majat pas thashethemeve se një tifoz algjerian kishte vdekur pas ndeshjes në Egjipt, gjë që e detyroi ambasadorin e Algjerisë në këtë vend Hadjar, ta përgënjeshtronte këtë lajm, por duke pohuar se kishte prova të qarta për dhunën e tifozëve egjiptianë. Si reagim, disa nga gazetat kryesore në Kajro publikuan foto ku tregohej se sulmi ndaj autobusit të kombëtares algjeriane ditën e premte, është bërë nga tifozët algjerianë me qëllim që ndeshja të shtyhej dhe të luhej në një fushë asnjanëse. /BW

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni