Home » Futboll » Ndërpritet kampionati grek, shkak dhuna në stadiume

Ndërpritet kampionati grek, shkak dhuna në stadiume

grekQeveria greke ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të kampionatit të futbollit dhe shkak për këtë vendim drastik janë bërë rastet e përsëritura të dhunës në stadiume.

Vendimi argumentohet me pamundësinë për të garantuar kushtet e sigurisë për të vazhduar me ndeshjet e kampionatit.

Fundjavën që kaloi në derbin mes Panathinaikosit dhe Olimpiakosit tifozët hynë në fushë duke goditur futbollistët, punonjësit e stadiumit dhe forcat e rendit me fishekzjarre e sende të tjera të forta.

Sikur të mos mjaftonte kjo, trazirat vazhduan edhe pas përfundimit të takimit në rrugët e Athinës ku u raportuan një sërë incidentesh e përleshjes mes tifozëve të Panathinaikosit dhe Olimpiakosit.

Në shtator të vitit të kaluar qeveria vendosi pezullimin e kategorisë së dytë për shkak të problemeve ekonomike që po kalonte vendi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni