Home » Tenis » Ndërkombëtarizohet tenisi kosovar

Ndërkombëtarizohet tenisi kosovar

Ndërkombëtarizohet tenisi kosovarSportdashësit dhe në veçanti ata të sportit të tenisit, të shtunën morën lajmin se Federata e Tenisit është ndërkombëtarizuar.

Federata e Tenisit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota si anëtarja e 50-të e Tennis Europe.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryetari i kësaj federate, Shkelzen Domi, përmes profilit të tij zyrtar në Facebook.

“Definitivisht Tenis Kosova është anëtari i 50 i Tennis Europe me 50 vota pro dhe 19 kundër”, shkroi Domi në Facebook.

Kujtojmë se pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, janë hapur dyert për pranim edhe të federatave të tjera.

Më parë ishin ndërkombëtarizuar edhe Peshëngritja, Shigjetaria, Xhudoja, Lundrimi, Pentatloni Modern, Karlingu, Skijimi, Taekwondo, Hendbolli, Boksi dhe Kick-boksi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni