Home » NBA » NBA: Triumfoi San Antonio 114-95

NBA: Triumfoi San Antonio 114-95

NBA: Triumfoi San Antonio 114-95San Antonio Spurs shkatërroi skuadrën e ndërtuar sipas imazhit të tyre, Atlanta Hawks, e cila është ngritur falë punës së ish zëvendësit të Gregg Popovich, Mike Budenholzer.

114-95 fitoi skuadra teksane në përballjen delikate kundër ekipit nga Georgia. Atlanta e nisi sfidën me frenat e dorës të ngritura ku sulmi ishte i ngadaltë dhe i parashikueshëm, ndërsa mbrojtja fuste ujë nga çdo anë.

Koshat e Splitter dhe tripletat e Green i cojnë deri në +20 kampionët në fuqi në vetëm 8 minuta lojë. Skuadra e Popovich e uli disi ritmin në fund të periodës por Hawks nuk e ngushtuan më shumë se 13 pikë diferencën, duke regjistruar rezultatin më të keq të këtij sezoni për 10 minutat e para. Në fraksionin e dytë u shfaq Marco Belinelli, por padronët e shtëpisë realizuan 8 pikë rresht.

Gjithsesi, sfida nuk u ul asnjëherë nën nivelin mesatar për miqtë që vallëzuan në mbrojtjen e kundërshtarëve me 26 pikë avantazh, çka ngjalli edhe reagimin e trajnerit Budenholzer, i cili u dërgua në dhomat e zhveshjes nga arbitri i takimit. Atalanta tentoi gjithçka me Pero Antic dhe Leonard, por në periodën e katërt Boris Diaw ishte i pamarkueshëm. Francezi prodhoi një seri koshash për ta çuar diferencën në 18 pikë kur duheshin edhe 5 minuta nga fundi i takimit. Atalanta e mbaroi të gjithë karburantin që kishte në dispozicion dhe në këtë mënyrë çoi flamurin e bardhë duke u dorëzuar ndaj skuadrës që i ka dhuruar formulën e ndërtimit të lojës, por jo atë të fitores kur në parket përballen ndaj mësuesve të tyre.

Në takimet e tjera, Cleveland shkatërroi Milwaukee 108-90, Ocklahoma kaloi Miamin 93-75, New Orleans ra në fushën e Clippers, 100-107, Toronto nuk hasi vështirësi kundër New York 106-89, Washington u mund nga Sacramento 109-86, Detroit u imponua ndaj Boston 105-97, Denver i dha një leksion Orlandos 119-100, Chicago rigjeti fitoren kundër Minnesotas 109-98, Phoenix gjeti rrugën e suksesit ndaj Dallas 98-92, ndërsa Los Angeles Lakers arriti një fitore morali në përballjen me Piladelphian 101-87.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni