Home » NBA » NBA: Portlandi mopsht San Antonion 111: 95

NBA: Portlandi mopsht San Antonion 111: 95

NBA: Portlandit mopsht San Antonion 111: 95Portlandit shënoi fitore të rëndësishme në përballje me San Antonion me rezultat 111:95, në ndeshjen derbi të Konferencës së Perëndimit në Ligën NBA në basketboll.

Basketbollisti Wesley Matthews ishte në formë të lartë, i cili administroi lojën për bukuri dhe ndihmoi që të triumfoi skuadra e tij. Matthews shënoi 31 pikë, i ndihmuar nga Lillard me 18, ishin protagonistët kryesorë të fitores.

Mysafirët bënë lojë të mirë, por jo të dalin të pamposhtur nga palestra e Portlandit. Duncan me 20 pikë e Green me 17 nuk mund të përmbysin rezultatin e vendasve. Portland tani renditet në vend të katërt me 37 fitore e 19 humbje, kurse Portland tri vende më poshtë me 34 fitore e 23 humbje. Orlando-Miami, ka qenë prej sfidave më interesante e cila përfundoi baras në kohën e rregullt me rezultat 85:85. Pas vazhdimeve Miami ia doli të ngadhënjejë me rezultat 93:90. Dyshja e basketbollistëve: Deng me 21 pikë e Wade me 18 pikë, ishin më të merituarit për fitoren e skuadrës së tyre.

Miami tash për tash është në pozitën e shtatë me 25 fitore e 31 humbje, kurse Orlando e 13-ta me 19 fitore e 40 humbje në Konferencën e Perëndimit. Minnesota befasoi me lojë të mirë dhe e gjunjëzoi me 20 pikë dallim (97:77) Washingtonin. Martin me 28 pikë ka qenë i pandalshëm dhe njeriu kryesor i fitores së skuadrës së tij. Minnesota është në vend të 15-të me 13 fitore e 43 humbje në Perëndim, kurse Washington është i pesti me 33 fitore e 25 humbje në Lindje.

Rezultatet

Orlando-Miami 90:93
Atlanta-Dallas 104:87
Boston-New York 115:94
Houston-LA Clippers 110:105
Minnesota-Washington 97:77
Chicago-Charlotte 86:98
Milwaukee-Philadelphia 104:88
New Orleans-Brooklyn 102:96
Utah-LA Lakers 97:100
Denver-Phoenix 96:110
Sacramento-Memphis 102:90
Portland-San Antonio 111:95

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni