Home » NBA » NBA: Mavericks triumfojnë ndaj 76ers

NBA: Mavericks triumfojnë ndaj 76ers

dirk-nowitzki-1-medDirk Nowitzki ka shënuar 28 pikë dhe Jason Terry shënoi pikët e fitores kur kishin mbetur edhe 1.4 sekonda, për të ndihmuar Dallas Mavericks të mposhtë Philadelphia 76ers me rezultat 104-102.

Jason Kidd shënoi pikët më të larta të sezonit, 22, si dhe kontribuoi me 11 asistime derisa Mavericks u rikthyen nga 17 pikë disavantazh para se të shënojnë fitoren në çastet e fundit të takimit.

76ers, të cilët humbën ndeshjen e shtatë radhazi, më herët gjatë ditës së djeshme u takuan me ish-lojtarin e tyre, Allen Iverson, i cili hoqi dorë nga fusha e basketbollit, për të biseduar rreth mundësisë së rikthimit të tij./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni