Home » NBA » NBA: Kobe shënon 42 pikë në fitoren e Lakers

NBA: Kobe shënon 42 pikë në fitoren e Lakers

kobeKobe Bryant ka shënuar pikët më të larta të sezonit, 42 gjithsej, për të ndihmuar ekipin e tij Los Angeles Lakers, të shënojë fitoren e 12-të nga 13 ndeshjet e fundit, kësaj here ndaj Chicago Bulls me rezultat 96-87.

Bryant shënoi 20 pikë vetëm në çerekun e parë të ndeshjes. Të vërejtur gjatë lojës ishin edhe Pau Gasol i cili kontribuoi me 16 kërcime si dhe Andrew Bynum i cili shënoi 11 pikë.

Për Bulls, të cilët pësuan humbjen e 11-të në 13 ndeshje, Derrick Rose shënoi 21 pikë, po aq sa edhe Luol Deng. Kampioni në fuqi i NBA-së, Los Angeles Lakers, tash ka 19 fitore përkundër 4 humbjeve, rekordi më i mirë i sezonit në Konferencën Perëndimore./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni