Home » NBA » NBA: Iverson dhe Grizzlies prishin marrëveshjen

NBA: Iverson dhe Grizzlies prishin marrëveshjen

a_iversonLojtari i dhjetëfishtë i NBA All-Star, Allen Iverson, është larguar nga Memphis Grizzlies vetëm disa muaj pasi iu bashkua atyre si agjent i lirë.

Iverson, 34-vjeçar, ka qenë jashtë ekipit që nga 7 nëntori për t’u marrë me çështje personale, dhe së fundi ka hequr dorë tërësisht nga ekipi.

“Grizzlies dhe Allen Iverson kanë arritur te një marrëveshje e përbashkët për të prishur marrëveshjen. Për shkak të çështjeve personale, të cilat e kanë detyruar atë të largohet nga ekipi që në 7 nëntor, Allen do të largohet krejtësisht nga loja dhe do t’i kushtohet çështjeve të tij”.

“Si rezultat i kësaj ne do t’i japim fund marrëveshjes me Allen, që do t’i lejojë të dyja palët të ecin më tej. I dëshirojmë Allen të gjitha të mirat”, thuhet në deklaratën e klubit.

I shpallur MVP i sezonit 2001, Iverson ka luajtur për Philadelphia 76ers për 10 vite para se të kalojë kohë edhe në Denver Nuggets dhe Detroit Pistons./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni