Home » NBA » NBA: Iverson dështon të shkëlqejë në rikthim

NBA: Iverson dështon të shkëlqejë në rikthim

SPORT NBAAllen Iverson ka marrë një ‘mikpritje të ngrohtë’ nga fansat e Philadelphia 76ers, por rikthimi i tij nuk e parandaloi ekipin të humbasë me rezultat 93-83 ndaj Denver Nuggets.

Në ndeshjen e parë rikthyese për ekipin ku kaloi më shumë se 10 sezone, Iverson shënoi 11 pikë dhe gjashtë asistime.

“Jam i shqetësuar që nuk isha në ritmin dhe formën në të cilën dua të jem dhe ende përpiqem të garoj dhe ndihmoj bashkëlojtarët të fitojnë ndeshjen”, ka thënë Iverson, i cili shënoi katër nga 11 tentimet e tij.

Nuggets, të cilët kanë 16 fitore dhe 5 barazime deri tash, shënuan fitoren e katërt radhazi falë 31 pikëve të Chauncey Billups./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni