Home » NBA » NBA: Gasol vazhdon marrëveshje me Lakers

NBA: Gasol vazhdon marrëveshje me Lakers

Pau Gasol, 29-vjeçari spanjoll i cili ndihmoi Los Angeles Lakers të fitojë titullin e NBA-së sezonin e kaluar, ka nënshkruar vazhdimin trevjeçar të marrëveshjes për të mbetur me kampionin në fuqi.

Marrëveshja, e cila mund të arrijë vlerën e 64.7 milionë dollarë varësisht nga sukseset e ekipit, do ta mbajë Gasol me Lakers deri në sezonin 2013-2014.

Gasol iu bashkua Lakersave nga Memphis në shkurt të vitit të kaluar, dhe së bashku me superyllin Kobe Bryant janë shtyllat e këtij ekipi.

Lakers kanë rekordin më të mirë të NBA-së këtë sezon me 23 fitore dhe vetëm katër humbje. Gasol, i cili u përfshi në All-Star të Konferencës Perëndimore sezonin e kaluar, ka një mesatare prej 17 pikësh, 12.6 kërcimesh, 3.9 asistimesh dhe 1.4 bllokime për ndeshje.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni