Home » NBA » NBA: Bryant ua sjell fitoren Lakersave

NBA: Bryant ua sjell fitoren Lakersave

Edhe pse i sëmurë Kobe Bryant ka gjetur forcë për të bërë gjuajtjen vendimtare me 28 sekonda të mbetura, e cila ia solli fitoren prej 100-95 ekipit të tij Los Angeles Lakers në takimin ndaj Dallas Mavericks.

Me gishtin e lënduar në dorën me të cilën gjuan si edhe me spazma në shpinë që e detyruan atë të qëndrojë jashtë fushe gjatë të martës, Bryant dërgoi një top të saktë në drejtim të koshit për të barazuar takimin në 95-95, dhe për të ndihmuar Lakers t’i japin fund katër humbjeve radhazi në udhëtim.

Bryant megjithatë shënoi vetëm 10 pikë gjatë ndeshjes. Andrew Bynum shënoi 22 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Lamar Odom 18 pikë dhe 14 kërcime për kampionin në fuqi, që çon në 30 numrin e fitoreve këtë sezon (9 humbje).

Dirk Nowitzki ishte më i sakti te ekipi vendas, duke shënuar 30 pikë për të tejkaluar shifrën e 20 mijë pikëve në karrierën e tij. Mavericks tash kanë 25 humbje dhe 13 fitore./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni