Home » NBA » NBA: Boston mposht Brooklynin 110-91

NBA: Boston mposht Brooklynin 110-91

Boston mposht Brooklynin 110-91Vendasit morën kontrollin e sfidës në minutat e para ku Thaddeus Young realizoi një 3 pikësh.

Avery Bradley shënoi 20 pikë në suksesin që Boston Celtics arriti ndaj Brooklyn Nets në “Barclays Center” 110-91. Vendasit morën kontrollin e sfidës në minutat e para ku Thaddeus Young realizoi një 3 pikësh për ta çuar diferencën në 16-12, ndërsa Brook Lopez thelloi avantazhin në fund të periodës.

Gjithsesi, skuadra nga Masacusets nuk lëshoi terren pasi fraksioni i dytë foli për ta. Olynyk doli në skenë me disa kosha të rëndësishëm për 3 pikë, ndërsa Brandon Bass u shfaq në një mbremje të mirë.

Shënuesi i dytë më i mirë për Boston rezultoi Evan Turner me 19 pikë, 12 asiste dhe 10 ribaunde. Në përfundim të periodës së tretë, miqtë udhëhiqnin me 9 pikë avantazh, duke arritur të siguronin me lehtësi suksesin në këtë sfidë për t’i dhënë fund serisë prej tre humbjeve rresht.

Me këtë fitore, Celtic ngjiten në vendin e tetë të konferencës së lindjes duke lënë pas Charlotte që u mund nga Chicago 98-86, ndërsa Brooklyn mbetet dy fitore larg zonës play-off. Në përballjet e tjera, Houston kaloi Indianan 110-100, New York ra në fushën e Memphis 82-103, Minesota u imponua ndaj Utah 106-104, ndërsa Golden State shkatërroi Washington 107-76.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni